Në kërkim të famës në Youtube, vrau të dashurin me pistoletë

Në kërkim të famës në Youtube, vrau të dashurin me pistoletë

Në kërkim të famës dhe të të ardhurave që jep Google për shikueshmërinë e videove në platformën Youtube, qëlloi për vdekje me armë të dashurin e saj.

Monalisa Perez dhe i dashuri i saj i ndjerë, Pedro Ruiz postonin në Youtube video nga përditshmëria e tyre, deri në qershor të vitit të kaluar, kur videoja e radhës shkoi keq.

Pedro i kërkon të dashurës së tij që ta qëllojë me pistoletë në një distancë prej 30 centimetrash. Në gjoks ai kishte vendosur një libër rreth 4 centimetra të trashë dhe ishte i bindur se plumbi nuk do të depërtonte.

E kundërta ndodhi. Goditja që mori i riu, në atë kohë 21 vjeç ishte fatale. Ai ndërroi jetë pak momente pas plumbit që i depërtoi në gjoks i vrarë nga e dashura e tij, sigurisht pa dashje.

Sot, Monalisa Perez, 20 vjeç u dënua nga një gjykatë në Minesota me 6 muaj burg për ngjarjen e ndodhur thuajse një vit më parë.

Top Channel