Pamje të frikshme janë publikuar nga pylli Aokigahara në Japoni, ku shumë persona i kanë dhënë fund jetës së tyre.
Një video e publikuar në dhjetorin e kaluar në “Youtube” me trupin e pajetë të një personi, nxiti reagime të shumta, duke bërë që autoritetet të vendosin tabela, ku i tërhiqet vëmendja personave të mendojnë për familjet e tyre. “Jeta juaj është një dhuratë e çmuar e prindërve tuaj. Ju lutem, mendoni për prindërit tuaj, vëllezërit dhe motrat. Flisni për problemet tuaja”, shkruhet në disa prej tabelave të vendosura në pyll.
I njohur gjithashtu si “Deti i Pemëve”, pylli ka një dendësi të madhe pemësh dhe kjo besohet të jetë edhe nja ndër faktorët që shumë persona e kanë zgjedhur për t’i dhënë fund jetës së tyre.
Zyrtarët në Japoni, e cila është një shtet me një numër të lart vetëvrasjesh, po përpiqen me të gjitha mënyrat për të ulur sadopak këtë numër.
Top Channel