Fati nuk e deshi që të bëhej nënë, por sërish ajo mendon që dashurinë e nënës t’ja japë fëmijëve të saj adoptivë. Tanimë në moshën 60-vjçare, Sharon Stone kërkon që të kujtohet si një nënë e mirë për të gjithë.

Në një intervistë për revistën italiane ‘Chi’ aktorja e madhe tregon se jeta e saj ka ndryshuar ndjeshëm. “Do të doja që një ditë njerëzit të më kujtonin më shumë si një nënë të mirë se sa një aktore të madhe. Më parë kisha synime të mëdha, tani jo më. Jetoj ditët një e nga një dhe jam e lumtur për orët që kaloj më fëmijët dhe sigurisht që jam më e sjellshme me njërëzit që më rreethojnë. Mendoj se jam bërë një njeri mirë”, tha Sharon Stone.

Më tej Sharon Stone tregon për fëmjët e saj të adoptuar: “Duke qenë se fati nuk më gëzoi të bëhesha nënë, po kërkoj të jem një nënë adoptive e mirë. Kështu duke ndihmuar të tjerët. Ka shumë fëmijë në botë që kërkojnë një familje. Dhe unë mendoj se adoptimi është rruga e dytë që Zoti na ka dhënë për të patur fëmijë. Të qënit human nuk vjen nga fakti se kush të lind, por nga se kush të do”, tha aktorja duke treguar për herë të parë këtë pjesë të jetës së saj.

Më tej aktorja tregon për një moment shumë delikat të jetës së saj. “Adoptimi I djalit të parë Roan dhe hemoragjia cerebrale që më goditi më ndihmuan shumë. Për disa ditë isha në botën e përtejme dhe kjo më bëri të ndryshoj krejt jetën time dhe mënyrën e të menduarit. Qendrova 8 muaj në spital dhe humba për pak kohë edhe memorien. Kisha një këmbë të paralizuar dhe nuk dëgjoja nga nje vesh. Dhe pikërisht në atë kohë im shoq kërkoi divorcin”, rrëfeu plot emocion aktorja.

“Ishi im mori kujdestarin e djalit dhe kjo u bë vetëm me një fjali: nëna është aktore, ka hemoragji cerebrale dhe ka interpretuar role seksi në shumë filma. Për mua kjo ishte e mjaftueshme. Ishte goditje e tmerrshme që më bëri të rikthehem dhe të adoptoj dy fëmijë të tjerë, Liam dhe Quinn. Dhe ata më dhanë forcën për të rifilluar”.

Më pas aktorja bukuroshe foli për tashmen: “Nuk kam patur frikë nga lakuriqësia. E adhuroj trupin tim, dëfrehem me të dhe jam krenare. Bëj më të mirën time për të qenë në formë. Por për të qenë seksi nuk duhet të jesh e bukur. Sensualiteti vjen nga thellësia. Vetëm fëmrat që ndihen mirë me veten kanë forcën për të qenë edhe seksi”, deklaron aktorja, që po jeton një lidhje dashurie me një sipërmarrës italian, 19 vjet më të ri.

FOTO GALERI
3/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA