Rikthehen bisedimet për paqe mes SHBA-së dhe Iranit, ekipet teknike priten të takohen në Katar Vladimir Putin ka mall për Gjermaninë shpeshherë, ose të paktën për alkoolin gjerman. Në një video propagandistike, presidenti dhe pretendenti kryesor në zgjedhjet e së dielës në Rusi tha se, me raste ai merr ndonjë shishe birrë dhuratë nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Edhe pse ai preferon të pijë më shumë birrën e Drezdenit, “Radeberger Pilsner”.
“Angela më dërgon mua ndonjë shishe birrë Radeberger nga koha në kohë”, thotë shefi i Kremlinit në video.
Putin më herët ka qëndruar në Drezden si një agjent i shërbimit sekret sovjetik, KGB. Videoja dyorëshe është një nga videot më të klikuara ndonjëherë, sipas mediave ruse.
Pa kaluar as 24 orë nga publikimi i saj, të dielën, ajo u pa më shumë se 3.3 milionë herë. E pyetur për dhuratat e saj të supozuara nga një gazetar, Merkel konfirmoi të hënën se, edhe ajo merr postë nga Moska.
“Një herë, – tha Merkel, – mora disa peshq të tymosur të mrekullueshëm”.
Merkel dhe Putin e njohin mirë njëri-tjetrin. Pas takimeve të tyre të përbashkëta, shpesh ata kanë nënvizuar sesa konstruktive janë bisedimet mes tyre, por nuk mendohet se ata janë shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Në Rusi, ndërkohë, ndalimi i ushqimeve të importuara nga Perëndimi është në fuqi dhe sanksionet janë shtyrë deri në fund të këtij viti. BE-ja i ka vendosur sanksione Rusisë për konfliktin në Ukrainë dhe aneksimin e Krimesë.
Top Channel