Carlo Ancelotti duket se nuk e përjashton mundësinë për të marrë drejtimin e Kombëtares italiane të futbollit. Ish-trajneri i Bayern Munchen, në një intervistë për “RadioRai” ka deklaruar se kjo detyrë nuk është një hipotezë e largët, e shtoi se fillimisht duhet parë edhe puna e Di Biagios.

“Marrja e drejtimit të Italisë nuk është hipotezë e largët, edhe pse për të gjithë ne është ende herët për të marrë vendimin përfundimtar. Është e drejtë që për Kombëtaren duhet marrë edhe pak kohë, për të bërë edhe vlerësimin për punën e Di Biagios”, tha Ancelotti.

Ancelotti foli edhe për raportet që ka me zv.presidentin e komanduar të Federatës italiane të Futbollit (FIGC), Alessandro Costacurta.

“Kam komunikuar vazhdimisht me Costacurtën edhe përpara sesa ai të bëhej zv.presidenti i komanduar i FIGC-së. E njohim njëri-tjetrin shumë mirë, mendoj se ai i duhet përfaqësueses, ndërsa unë jam ende zyrtarisht nën kontratë me Bayern Munchen”, deklaroi më tej Ancelotti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA