Prodhon shumë, 24-vjeçarja shet 500 litra qumësht gjiri për 7 muaj

09/03/2018 22:34

Pak më shumë se shtatë muaj më parë lindi fëmijën e saj të parë, djalin e quajtur Anjelo.

24-vjeçarja Rafaela Lamprou nga Qipro, thotë se ndryshe nga shumë familje që njeh, asaj nuk i janë shtuar shpenzimet për rritjen e djalit. Përkundrazi, i janë shtuar të ardhurat.

Trupi i Rafaelas nisi të prodhojë më shumë qumësht gjiri nga sa kishte nevojë djali i saj, Anjelo dhe 24-vjeçarja, për të mos e shpërdoruar vendosi që të kërkojë në internet.

Aty gjeti në disa faqe persona, kryesisht meshkuj që kanë për pasion “bodybuilding” të interesuar që të paguanin për qumështin e gjirit.

Pa u menduar dy herë, 24-vjeçarja u vendos në kontakte me ta dhe nisi që të shesë qumështin e saj. Thotë se deri më sot ka shitur rreth 500 litra qumësht gjiri dhe vetëm nga shitjet ka grumbulluar rreth 6 mijë euro.

Meshkujt që ushtrojnë “bodybuilding” besojnë se qumështi i gjirit ndihmon në rritjen e sasisë së muskujve të tyre.

Top Channel