Misteri i ngordhjes së lopëve në Australi

09/03/2018 18:10

Një fermer në Queensland të Australisë mbeti i habitur kur pa gjashtë lopë të tij të ngordhura dhe të shtrira që të gjitha në të njëjtin drejtim.

Ajo që shtoi më shumë misterin ishte fakti që në trupin e lopëve nuk u gjet asnjë shenjë dhune.

As veterinerët e thërritur nga fermeri australian dhe autoritetet e tjera nuk arritën që të japin një përgjigje të saktë për shkakun e ngordhjes së lopëve.

Megjithatë, dyshimet e tyre janë që lopët kanë qenë duke kullotur me kokën e futur nën telat e gardhit rrethues të pronës së fermerit në momentin kur një rrufe ka goditur këtë gardh, duke u shkaktuar ngordhjen e menjëhershme.

Top Channel