Amandha Fox është mjaft e njohur në industrinë e filmave për të rritur, por kohët e fundit ka ndërmend të aktivizohet edhe në fushën e futbollit.

Së fundi, pornostari ka publikuar një kalendar hot dhe ka premtuar se 10 % e të ardhurave nga shitjet e tij, do të shkojnë në formë donacioni për klubin e Vicenzës.

Aktualisht Vicenza Calcio ka shpallur falimentin që prej 18 janarit dhe Amandha, si një tifoze e flaktë e skuadrës, ka vendosur t’i vijë në ndihmë.

Mediet italiane raportojnë se donacioni i Amandhës do të shërbejë për të shlyer detyrimet ndaj futbollistëve të papaguar, ndërsa raportojnë se aktorja ka lënë të hapur mundësinë e një sponsorizimi të mëtejshëm të klubit.

FOTO GALERI
2/32

Top Channel