Testimet në prag të fillimit të Botërorit të Formulës 1 vijojnë në Montmelo të Barcelonës, aty ku piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel ka zhvilluar më shumë xhiro se kushdo tjetër me “SF71-H”, plot 168, për ta mbyllur ditën me kohën rekord prej 1 minutë, 20 sekonda dhe 396 të mijëtat, me goma të mesme.

Me vetëm dy të dhjetat më shumë, por me gomat e buta, pilotin e “kokëkuqes” e ka ndjekur finlandezi i Mercedesit, Bottas, e në vendin e tretë pason Verstappen me Red Bullin e tij. Kampioni i botës në fuqi, britaniku Lewis Hamilton ka regjistruar vetëm kohën e katërt më të mirë, por jo me njëvendëshen e tij: këtë radhë duke u alternuar me kolegun finlandez.

Surpriza e kësaj dite testimesh ka qenë vendi i pestë i kapur nga Gasly, me Toro Rosso.

E teksa ka nisur numërimi mbrapsht për fillimin e Botërorit të Formulës 1, njëvendëshet janë rikthyer në pistën e Montmelosë, në Barcelonë, këtë herë për testimet zyrtare. Vetëm një javë më parë në kryeqendrën katalanase ishin zhvilluar testimet paraprake 3-ditore të kushtëzuara nga moti i keq.

FOTO GALERI
12/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA