Ndëshkim i drejtë?! Babai detyron djalin të vrapojë në shi – VIDEO

06/03/2018 09:13

Bullizmi tek fëmijët është një nga fenomenet shoqërore që duhet dënuar dhe eliminuar, e një nga format për ta sulmuar atë është përmes ndëshkimeve prindërore, por mënyra që zgjedhin këta të fundit sërish e ndan në dysh shoqërinë.

Një baba e ndëshkoi djalin e tij që të vraponte nëpër shi, nga shkolla drejtë shtëpisë, pasi e gjeti teksa po ngacmonte fëmijët e tjerë në autobusin e shkollës.

Vetë babai, Bryan Thornhill, filmoi videon nga makina e tij teksa djali i tij 10-vjeçar vraponte jashtë në shi.

Por mënyra e tij ndëshkuese më tepër është kritikuar se sa është mbështetur nga komentuesit, pasi Bryan postoi videon.

Top Channel