Një konflikt fizik mes dy personave brenda një avioni, që pritej nga çasti në çast të nisej, ka shkaktuar shtyrjen e udhëtimin dhe irritimin e dhjetëra pasagjerëve të tjerë.

Një video e postuar në Snapchat nga një prej pasagjerëve tregon momentin, kur dy pasagjerë të tjerë u bën shkak për shtyrjen e fluturimit.

Kompania ajrore ka sqaruar në njoftimin e saj zyrtar se fluturimi i 2 marsit nga Dallasi për në Los Angeles u anulua pikërisht për shkak të zënkës.

Mbetet e paqartë arsyeja e sherrit, por mësohet se dy personat janë shoqëruar në polici për të dhënë edhe arsyet e tyre për t’u lënë sërish të lirë, por kjo nuk ka qetësuar pasagjerët e tjerë që u detyruan të shkojnë në destinacion disa orë më vonë.

Top Channel