“Ema” nxjerr peshqit në breg
05/03/2018 16:58
Stuhia Ema dhe temperaturat ekstreme nën zero po largohen ngadalë nga Britania e Madhe, por pasojat që ka lënë pas janë të mëdha.
Njëra prej këtyre është edhe shkatërrimi dhe dëmi i pallogaritshëm që i ka shkaktuar faunës ujore përreth Britanisë së Madhe.
Oqeani nxorri në breg miliona krijesa, nga karkalecët e deri tek peshq më të mëdhenj në brigjet e Yorkshire.
Ekspertët fajësojnë për këtë rrymat nënujore të ftohta dhe detin e trazuar.
Top Channel