Një 25-vjeçar pretendon se është personi i parë që ka udhëtuar përmes europës, pa shpenzuar qoftë edhe 1 qindarkë për akomedim, e këtë e ka realizuar falë aplikacioni të njohjeve online Tinder.
Anthony Botta nga Belgjika ka gjetur një zgjidhje unike për të udhëtuar në 20 qytete të ndryshme, e pa paguar për asnjë natë qëndrimin në hotel.
Gjatë rrugëtimit të tij ai është takuar me 21 vajza të cilat i ka njohur përmes aplikacionit Tinder dhe ka ka kaluar natën në shtëpitë e tyre, por nga sa dallohet në fotot që ai ka postuar vajzat i kanë bërë edhe guidën nëpër qytetet e tyre.
Duket se me këtë zgjidhje, 25-vjeçari i ka dhënë një kuptim krejtësisht tjetër aplikacionit Tinder, edhe pse nuk ka dhënë shumë detaje se si çfarë ka ndodhur në takimet me vajzat.
Top Channel