Kaos në futbollin anglez, Lampard “ndez zjarrin” dhe shkaktoi një konflikt masiv në fushë, në Southampton.
Ishin vetëm dy pikë larg zonës së ftohtë të renditjes së Bundesligës, por edhe përballë një transferte të vështirë si ajo e Këlnit. Por Stuttgarti arriti të marrë maksimumin nga kjo sfidë e javës së 25-të të kampionatit gjerman, duke fituar me rezultatin 3-2.
Këlni kaloi i pari në avantazh pas vetëm 7 minutash lojë, me anë të Claudio Pizarros, e kur u duk se skuadrat do të hynin në dhomat e zhveshjes me këtë rezultat, Mario Gomez shënon një dygolësh në kohën shtesë, për të përmbysur fatet e takimit.
Në pjesën e dytë, miqtë nga Shtutgarti do të shënonin edhe një tjetër gol, me autor Andreas Beck, ndërsa në fundin e ndeshjes, Jojiç do të shkurtonte sërish diferencën, por pa mundur t’i jepte një pikë ekipit të tij.
Këlni vijon të mbajë vendin e fundit të klasifikimit, me 17 pikë në 25 javë, ndërsa Stuttgarti ngjitet në kuotën e 33 pikëve, duke kapur mesin e tabelës dhe duke u larguar me 8 pikë nga zona e ftohtë.
Top Channel