“Qytetarët mund t’u tregojnë gishtin e mesit politikanëve”

02/03/2018 12:07

Qytetarët kanë të drejtë që t’u tregojnë “gishtin e mesit”, apo çdo gjest tjetër ofendues politikanëve.

…të paktën në Austri!

Një gjykatë austriake rrëzoi padinë e udhëheqësit të ekstremistëve të djathtë, Heinz-Cristian Strache, i cili paditi një grup aktivistësh të majtë për “ofendim publik”. Padia u bë pasi grupi në fjalë postoi në rrjetet sociale një video ku sulmonin atë dhe qëndrimet e forcës së tij politike.

“E drejta për të provokuar dhe shprehur mendimin politik është një e drejtë themelore e lirisë së shprehjes”, argumentoi gjykata në vendimin e saj.

Grupimi “E majta tani” (Linkswende Jetzt) publikoi në rrjetet sociale një video ku, sipas aktivistëve renditen një sërë arsyesh se përse i duhej treguar “gishti i mesit” Straches.

Top Channel