Ndërkohë që ‘Bisha nga Lindja’ ka shkaktuar kaos në rrugët e disa qyteteve britanike, për shkak të ngricave dhe dëborës, ka edhe nga ata që po e shijojnë këtë ‘surprizë’ të motit.

Jemma Swainston-Rainford dhe Steven Lucock vendosën të bëjnë dasmën e tyre, në bardhësinë e dëborës, në një kompleks, në Northumberland.

Gjithçka ishte perfekte për çiftin, por edhe për të ftuarit, që u argëtuan pa masë në këtë ‘Dasmë të bardhë’, ku nuk mungoi hareja dhe lojërat në dëborë.

Fotot e dasmës, të realizuara nga fotografi profesionist, Sean Elliot, bënë menjëherë xhiron e botës, në rrjetet sociale.

FOTO GALERI
1/24

Top Channel