Meksikanet gjejnë burrat idealë: Pa fjalë dhe mbrojnë planetin
01/03/2018 16:47
Janë të gjatë, pa fjalë dhe përkujdesen për planetin. Një grup vajzash meksikane thonë se kanë gjetur burrat idealë.
Vajzat, që janë pjesë e një shoqate për mbrojtjen e mjedisit në shtetin Oaxaca të Meksikës u martuan në një ceremoni kolektive…dhe për bashkëshortë kishin një grup pemësh.
Ceremonia ishte pjesë e një nisme për të kundërshtuar prerjen e pyjeve dhe abuzimin e mjedisit në këtë shtet meksikan.
Sigurisht, lidhja martesore ligjërisht quhet nul, pasi pemët (ende) nuk e kanë aftësinë juridike për të hyrë në një lidhje si ajo e martesës.
Top Channel