Bora e shiu, “padronë” të pistës

01/03/2018 11:46

Borë paradite, shi pasdite. Kjo ishte panorama e ditës së tretë të testeve parasezonale të Barcelonës në Formula 1.

Kushtet meteorologjike fituan kundrejt dëshirës së skuadrave për të verifikuar gjendjen e makinave të tyre në prag të sezonit të ri të kampionatit. “Pitlane” u hap në mesditën e së mërkurës, por shumë pak pilotë zbritën në pistë.

Më i guximshmi u duk Fernando Alonso, i cili në pistën katalanase zhvilloi 11 xhiro duke regjistruar kohën 2:18:545. Bëri tentativën e tij edhe Daniel Ricciardo, ndërkohë që Ericsson, Kubica dhe Hartley kryen vetëm nga një xhiro.

Të mëdhenjtë e këtij kampionati, Mercedes dhe Ferrari, preferuan që të mos i nxirrnin pilotët e tyre respektivë Valteri Bottas, Lewis Hamilton e Kimi Raikkonen në pistë për këto teste.

Top Channel