Një 57-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë dhe një shtetas tjetër është shpallur në kërkim me akuzat e mashtrimit me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim dhe falsifikim i dokumentave, kryer po në bashkëpunim.

Policia njoftoi se në operacionin e koduar “Kanadezi” ka prangosur Bujar Hasën, 57 vjeç, ish-prefekt i Fierit, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet P.P.

Të dy këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mashtruar me anë të falsifikimit të dokumentave shtetasin kanadez me inicialet B.H., duke i marrë shumën prej 260 mijë dollarë dhe shtetasin shqiptar me inicialet D.M., të cilit i kanë marrë shumën prej 50 mijë eurosh.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA