Në vaskë me shampanjë dhe luleshtrydhe, fotoja që vuri pas hekurave dy grabitësit

28/02/2018 17:27

Një foto në vaskë me shampanjë dhe luleshtrydhe ka lënë pas hekurave dy grabitës në Manchester, Angli.

Karl Taylor, 40 vjeç, dhe Stephen Pattison, 41 vjeç, nuk e menduan kurrë se fotografia e tyre e publikuar në Instagram, së bashku me një vajzë, do i çonte në burg.

Dedektivët, të cilët po hetonin grabitjen prej 8,263 paund të dy hajdutëve në një degë agjencie udhëtimi ku kërcënuan stafin me hanxhar, e gjetën foton në telefonin e Taylor, të fshehur në një pallto të varur në korridorin e shtëpisë së tij.

Në telefonin e Karl ata lexuan gjithashtu edhe një mesazh ku shkruhej “Ku je? Sill gota – dhe shampanjë muni”.

Taylor u dënua me 17 vjet burg, Pattison me 18 vjet,  ndërsa vajza 23 vjeçare në foto u la e lirë.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA