Jetoi për 30 vjet me trupin e nënës së mumifikuar, policia bën zbulimin tronditës

28/02/2018 18:33

Një zbulim tronditës është bërë nga policia, e cila ka gjetur një 77-vjeçare të jetonte me trupin e mumifikuar të nënës së saj për rreth 30 vjet.

Ngjarja është regjistruar së fundmi në Ukrainë. Policia në qytetin ukrainas të Mykolaiv u thirr nga fqinjët e shqetësuar. Pasi mbërriti në banesë, policia gjeti 77-vjeçaren e paralizuar të shtrirë në dysheme, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ajo u dërgua menjëherë në spital, para se punëtorët e emergjencës të zbulonin trupin e nënës së saj të shtrirë në divan, të veshur me rroba të bardha dhe të rrethuar me ikonografi fetare.

Pjesa tjetër e apartamentit ishte totalisht e çrregullt dhe me mbeturina.

Top Channel