Nusja e la në altar se ishte qeros, gjen një tjetër për dy ditë

27/02/2018 17:06

Një vit më parë, familja i rregulloi me shkesi fejesën me një vajzë 1 mijë kilometra larg dhe në 18 shkurt ishte vendosur për të organizuar dasmën.

Gjithçka po shkonte sipas planit. Të ftuar të shumtë, ushqim i bollshëm dhe atmosferë festive.

Ishte krejtësisht një dasmë normale indiane, deri në momentin kur nusja, që e kishte parë vetëm tre herë më parë burrin e saj të ardhshëm vendosi ta braktisë ceremoninë.

Arsyetimi i saj ishte se dhëndrrit kishin nisur t’i binin flokët dhe po bëhej qeros. Familjarët e të dy palëve u përpoqën që të qetësojnë nusen dhe t’i mbushnin mendjen asaj për të vazhduar ceremoninë.

Përpjekjet dështuan, por jo ceremonia martesore. Kumar, i cili kishte udhëtuar 1 mijë kilometra ishte i vendosur për t’u martuar. Kaq mjaftoi dhe në fshat u përhap fjala që kërkohej një nuse për një dhëndërr që rridhte nga një familje “e pasur” e Nju Delhit.

…dhe nusja u gjet! Dy ditë më vonë, Kumar zhvilloi martesën me nusen që nuk i trembej “tullacllëkut”.

Top Channel