FOTO/ “Telenovela” Wanda-Icardi vazhdon! Modelja zbulon shumë për fansat, futbollisti merr hak dhe lidhet me avokaten e tij
27/11 18:07
Në gusht të 2016 u përpoqën që të fusin në rrugë detare një sasi të madhe droge, me një vlerë prej 21 milionë dollarësh në Australi.
Por, autoritetet vendase ranë në gjurmët e tyre, të sinjalizuara më herët nga amerikanët.
Melina Roberce, 23 vjeç, Andre Tamine 64 pranuan se në bashkëpunim me pornostaren kanadeze Isabelle Lagace u përpoqën të fusnin në Sidnej 95 kilogramë kokainë të fshehur në katër valixhe.
Grupi i vajzave udhëtoi për 51 ditë në një traget turistik. Roberce dhe Tamine, që të dyja shtetase kanadeze rrezikojnë burgun përjetë, ndërkohë që pornostarja Isabelle Lagace u dënua në nëntor me 4 vite e gjysmë burg për rolin e luajtur në trafik.
Top Channel