Përjetësia nuk është një përpjekje e re e njeriut. Që në hapat e parë të shoqërisë njerëzore, që të gjithë janë munduar që të shmangin vdekjen, por nuk ja kanë arritur.

Por, në dekadat e fundit, ndihmuar edhe nga avancimi i teknologjisë, njerëzimi i është afruar më shumë përjetësisë.

Një metodë, që shumë besojnë se mund të funksionojë është ngrirja e organizmit në temperatura nën 0 gradë celcius e më pas zgjimi i tij, sigurisht pasi më parë të jenë siguruar pajisjet e nevojshme për të mbajtur në jetë organet jetike të trupit tonë.

Përpjekjet e para të asaj që njihet si “kriogjenizëm” janë bërë që në fillim të vitet 1960. Kjo vërtetohet nga disa xhirime të hershme të atyre viteve nga Cryonic Society në Fenix të Arizonas.

Pamjet janë publikuar për herë të parë në vitin 1967, por janë risjellë këto kohë duke përfituar edhe nga rrjetet sociale për t’u shpërndarë më shumë.

Në to duket një grua e re në moshë që mbështillet me letër alumini e më pas futet në një cilindër që shërben si frigorifer. Fati i gruas që ka dalë vullnetare për këtë teknikë nuk dihet.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA