Çfarë mbani mend nga mëngjesi i parë i Vitit të Ri? Dikush mund ta ketë gjetur veten të shtrirë, duke “përqafuar” një shishe birre të boshatisur, me këmbët e ndotura të dikujt tjetër para fytyrës. E sigurisht mund të ketë menduar se kjo ishte më e keqja që mund të ndodhte.
Por, fati i mirë që jemi në kohën e internetit e mund të kërkojmë e shohim shumë gjëra, pasi ai na mëson se, pavarësisht asaj që mund të ketë ndodhur me ju, ekziston me siguri dikush që është përballur me një situatë edhe më të rëndë.
Interneti është i tejmbushur me foto të rrugëve të ndotura dhe njëkohësisht “të zbukuruara” me trupa të dehurish jashtë lokaleve apo restoranteve. Çdo gjë përreth mbushet kryesisht me shishe të boshatisura dhe me tapa të hedhura gjithandej.
Por, a mund ta keni imagjinuar ndonjëherë se cili shtet është ai që konsiderohet si “më i ndyri” pas festimeve? Ndiqni në foto listën me 6 shtete.
Top Channel