Alarmet për bomba përhapen në Europë, dy avionë që fluturonin drejt Romës devijojnë itinerarin pas kërcënimeve të rreme
Një grua ka shpëtuar për mrekulli vetëm me një kafshim në këmbë, nga sulmi i një peshkaqeni të bardhë, në Sidnej të Australisë.
55-vjeçarja Anna Shurapey ishte duke notuar vetëm 20 metra nga bregu në plazhin ‘Botany’, kur përbindëshi i ujit e ka sulmuar. Shurapey është ndihmuar nga disa plazhistë te tjera dhe menjëherë është transportuar në spital, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirigjikale në këmbën e djathtë.
Plaga e marrë është shumë e thellë, por mjekët kanë dhënë garanci për shërim të plotë . Biologu Vic Peddemors, që ka ndjekur hetimin e ngjarjes thotë se nga dinamika e sulmit, por edhe plagët ai është një peshkaqen i ri, me një gjatësi nga 2.7 deri në 3.2 metra.
Ky është rasti i parë në 25 vjet që në një plazh të Sidnej ndodh një sulm nga një peshkaqen i bardhë.
Top Channel