Me Milanon nën këmbët e saj, stilistja Miucca Prada prezantoi një koleksion ndriçues dhe “chic”, në majën e një kulle në kryeqytetin italian të modës.

Prada shfrytëzoi javën e modës në Milano për të vazhduar eksplorimin e aspekteve të ndryshme të femërores, me krijime që spitakën për ngjyrat dhe dizajnet e guximshme.

Me ngjyra fosforeshente rozë, portokalli e jeshile, modelet e Pradës parakaluan në paasarelën e zezë nën ritmet e “Blondie”. Jashtë ambientit ishin vendosur instalacione dritash të majmunëve, dinosaurëve, bananeve e alienëve.

Modelet mbanin pallto të gjera, poshtë të cilave kishin veshur fustane delikate e transparente.

“Ideja e koleksionit është beteja e vazhdueshme që kanë gratë, mes forcës dhe nevojës për të mbrojtur veten dhe ëmbëlsisë femërore”, tha Miucca Prada.

Koleksioni u prit shumë mirë nga audienca, e cila shpërtheu në duartrokitje, kur stilistja u shfaq në pasarelë.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA