Mercedesi kampion në fuqi prezantoi makinën e re, me të cilën Lewis Hamilton e Valtteri Bottas do të garojnë në Botërorin e këtij viti të Formula 1.

Skuadra kampione e botës, në atë që quhet Filming Day, ka zbuluar imazhet e para të makinës W09 nëpërmjet Valtteri Bottas, i cili pati nderin të bëjë xhiron e parë me të. Makina e re Mercedes W09 duket se nuk ka ndryshime të dukshme në krahasim me makinën e vitit të kaluar.

Stafi i skuderisë gjermane ka krijuar një makinë me pretendimin për të vijuar në rrugën e bërë deri tani. Në një video të publikuar nga vetë Mercedes, tregohet puna e bërë për telajon e makinës W09 që ka pothuajse të njëjtat tonalitete kromatike me Mercedes të vitit të kaluar.

FOTO GALERI
3/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA