E kuqe dhe vetëm e kuqe. Kjo do të jetë njëvendëshja e re Ferrari për Botërorin e Formula 1 të vitit 2018, që do të prezantohet në 22 shkurt.

Sipas “Corriere della Sera”, makina që do të pilotohet nga Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen do të jetë e kuqe e errët, pa zonat e bardha të viteve të fundit.

Mësohet se do të ketë vetëm një gri të lehtë nga Philipp Morris, ashtu siç e ka motori Ducati GP18 i MotoGP.

Një Ferrari pa të bardhën na kujton makinat e vjetra të markës italiane, ato të para 50 viteve.

FOTO GALERI
5/5
Ferrari SFH 16 (2016), një nga makinat me më shumë zona të bardha në historinë e Ferrarit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA