Nga “askushi” në faqen e parë të “GQ”; ndryshimi drastik i 33-vjeçarit

18/02/2018 18:08

Mjafton shumë vullnet, pak ndryshim në look dhe nga askushi të përfundosh në faqet e para të revistave më të mëdha të modës.

Të paktën për uellsianin Gwilym Pugh kjo funksionoi. 33-vjeçari 7 vite më parë vendosi që të heqë dorë nga jeta sedentare, t’i nënshtrohej një diete të shëndetshme dhe një regjimi të moderuar në palestër, për shkak të një dëmtimi të hershëm.

Rezultatet nuk vonuan. Brenda dy vitesh, nga një person që qëndronte pas tryezës në pritje për të siguruar jetën apo banesën e dikujt, Gwilym u shndërrua në një yll dhe frymëzues në Instagram. Numri i ndjekësve u rrit me shpejtësi, aq sa ra edhe në sy të David Beckham, që e ka promovuar në disa reklama, madje edhe në faqen e parë të revistës së famshme “GQ”.

FOTO GALERI
5/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA