“Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani zbulon një nga protagonistët – FOTO

12/02/2018 19:55

Nuk janë të paktë ata që presin fillimin e sezonit të dytë të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, e ndërsa na ndajnë pak ditë nga 17 Shkurti, ka qenë vetë Arbana Osmani që ka zbuluar edhe emrin një prej personazheve që do të jetë pjesë e kësaj mbrëmjeje.

Nëpërmjet postimit të ftesës karakteristike në ngjyrë ari, shihet e shkruar: “Faleminderit që na nderuat me praninë tuaj në program. Përqafime, Arbana”.

Lart mund të dallohet fare qartë emri i Robert Ndrenikës, që së fundmi ka qenë një nga personazhet më aktiv ditët e fundit, lidhur me shqetësimin e ngritur për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“E privilegjuar ta nisim këtë sezon me një të ftuar të jashtëzakonshëm si Robert Ndrenika”, ka shtuar poshtë Arbana, ndërsa ka ftuar ndjekësit e saj të bëhen pjesë e teleshikuesve më 17 shkurt në orën 20.50, në ekranin e Top Channel.

Top Channel