Kina, luftë me plehrat e saj

10/02/2018 12:42

Pas luftës me mbetjet e huaja, Kina po lufton me plehrat e saj.

Vendimi i saj muajin e kaluar për të ndaluar importimin e llojeve të caktuara të mbeturinave nga jashtë, pati ndikim të menjëhershëm në mbarë botën, duke detyruar një sërë vendesh, përfshirë ato të Bashkimit Europian që të mendojnë për një rishikim të strategjisë së tyre të mbetjeve.

Por, tani e pret një tjetër betejë: ajo kundër mbetjeve të veta të riciklueshme që sapo ka filluar. Përpara pak javësh, Kina ishte vendi ku grumbullohej gati gjysma e metalit, plastikës dhe letrës së riciklueshme të mbarë globit. Në përpjekje për të mbrojtur mjedisin dhe shëndetin publik, autoritetet kineze ndaluan importimin e 24 kategorive të mbeturinave të ngurta, duke i shkaktuar një tërmet të vërtetë industrisë ndërkombëtare të përpunimit të plehrave.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shumë vende të zhvilluara, përfshirë Britaninë, Shtetet e Bashkuara dhe Australinë e gjetën veten të detyruara t’i japin zgjidhje malit në rritje të mbetjeve të paprocesuara e të përpiqen të gjejnë destinacione alternative, duke përmendur shtete si Tajlanda, Vietnami, Kamboxhia, Malajzia, India e Pakistani.

Top Channel