Sulmi nga një peshkaqen në të shumtën e rasteve mund të rezultojë me pasoja tragjike, por ky fatmirësisht ky nuk është rasti i një 45-vjeçari londinez.

Andrew Phipps Newman, ishte duke pushuar në ishujt Galapagos, pranë Ekuadorit kur një peshkaqen 4 metra i gjatë u vërsul kundër tij.

Fatmirësisht 45-vjeçari e vuri re në kohë duke u përpjekur në çdo mënyrë që të evitonte dhëmbët e peshkut vrasës. Pasi mbërriti i sigurt në breg, Newman tregon se e ka goditur me çdo gjë që mundej për të shpëtuar, e më në fund ka dalë fitues ndaj tij, pasi arriti të shpëtonte.

Nga kjo ngjarje ai ka pasur vetëm një dëmtim jo shumë serioz në këmbë.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA