Mark Zuckerberg ka shfrytëzuar ditëlindjen e 14-të të Facebook për të bërë një përmbledhje të rrjetit social që lindi nga një konvikt në Harvard dhe u bë sot platforma më e madhe e komunikimit.

Duket siukur gabimet janë element thelbësor i suksesit. Pothuajse gjysma e postimit të tij prej 245 fjalësh ka të bëjë me gabimet që ai ka bërë si shef ekzekutiv i Facebook. Nuk jep shembuj specifik, por përshkruan problemet e zakonshme të organizatës si “gabimet teknike”. Megjithatë Zuckerberg pranon se ka bërë “marrëveshje të këqija”, “u ka besuar njerëzve të gabuar” dhe ka “humbur trendet e rëndësishme”.

“Gjatë këtyre viteve unë kam bërë çdo gabim të mundshëm që mund të imagjinoni. Kam bërë dhjetëra gabime teknike dhe marrëveshje të këqija. U kam besuar njerëzve të gabuar dhe kam vënë njerëzit e talentuar në rolet e gabuara. Kam humbur trendet e rëndësishme dhe kam qenë i ngadaltë në të tjera. Kam lançuar produktin pasi produkti dështoi”, shkruan Mark.

Pavarësisht kësaj, Facebook është menaxhuar të bëhet rrjeti social më dominues në planet, me më shumë se 2 miliardë përdorues të cilët janë online të paktën një herë në muaj në platformë. Ajo krijoi plot 13 miliardë dollarë në tremujorin e katërt të 2017.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA