Miley Cyrus në kërkim të identitetit – FOTO

31/01/2018 17:39

Periudha e rebelizmit për Miley Cyrus tashmë është e kaluar. Këtë këngëtarja e vërtetoi në ceremoninë e Grammy Awards mbrëmjen e së dielës, ku performoi me këngëtarin legjendar Elton John. Megjithatë, duket se 25-vjeçarja ende nuk e ka të qartë se cili është karakteri i saj real.

Teksa të gjithë ishim mësuar me personazhin e Hannah Montana, Miley shpërtheu duke nxjerrë nga vetja një personazh krejtësisht rebel e moskokëçarës.

Por pasi deklaroi se ka hequr dorë nga droga përgjithmonë ajo filloi të rikthehet në atë version që e njihnin të gjithë, ashtu siç edhe u duk të dielën.

Megjithatë në një set të ri fotografik ajo ka hedhur disa foto që më tepër i afrohen versionit të saj rebel, se sa vajzës së ëmbël që ka treguar kohët e fundit.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel