Negociatori special i OKB-së, Matthew Nimetz, që ka vizituar Athinën i ka kërkuar Greqisë dhe Maqedonisë që të përfitojnë nga momenti dhe të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre shumëvjeçare për çështjen e emrit.

“Ka një moment këtu dhe ne duhet ta kapim. Mendoj se pritja dhe ngadalësimi i gjërave nuk kane kuptim këtu, nuk kanë kuptim tek fqinji verior, nuk kanë në përgjithësi asnjë kuptim. Kemi diskutuar këto gjëra për 25 vjet. Të gjithë e dinë cilat janë çështjet. Ka ardhur koha për vendimmarrje dhe mendoj se jemi në këtë moment”, deklaroi ai.

Nimetz e ka konsideruar takimin me ministrin e Jashtëm, Nikos Kotzias shumë konstruktiv dhe ka shfaqur kënaqësinë e tij ndaj pozicionimeve të palës greke.

Edhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka deklaruar se ka shpjeguar gjatë 40 minutave që ka zgjatur takimi me negociatorin e OKB-së propozimin e palës greke për një pakt që do t’ja propozojë fqinjit verior të Greqisë brenda muajit shkurt.

Ky propozim përmban midis të tjerash shtatë paragrafe të vogla të një teksti për të gjithë spektrin e përdorimit në lidhje me emrin, një kapitull të veçantë për irredentizmin dhe ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë.

Një ditë më parë, Kotzias kishte deklaruar se për palën greke ka rëndësi të madhe, që emri i ri të jetë i përbërë në gjuhën sllave dhe të mbetet i papërkthyer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA