Jo vetëm dietë, por edhe 18 mijë dollarë – FOTO

30/01/2018 20:35

Një 26-vjeçare, e cila ra afro 76 kilogram nga pesha e saj ka deklaruar se “mezi po pres që të vesh bikini” pasi shpenzoi 18 mijë dollarë në një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr 1,4 kg lëkurë që i varej nga rënia drastike nga pesha.

Rachael Heffner nga Indianapolis, SHBA, peshonte 130 kilogram në një kohë kur konsumonte pije me gaz dhe “pafund” ushqime fast food-i.

Gjithsesi ajo ndryshoi tërësisht stilin e saj të jetesës dhe humbi më tepër se gjysmën e peshës së saj duke mbajtur një dietë strikte, por edhe një regjim të fortë stërvitjeje.

Por pavarësisht humbjes mbresëlënëse të peshës, ajo vihej në siklet për lëkurën e tepërt që ndodhej në pjesën e barkut, e për këtë arsye vendosi që t’i nënshtrohej operacionit për të kompletuar transformimin e saj.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel