Momenti i gabuar për të grabitur – VIDEO

28/01/2018 19:50

Një blerës është lavdëruar për veprimet e tij të guximshme, pasi ai u filmua duke u përballur me një hajdut gjatë një vjedhje në një argjendari.

Pamjet e kamerës së sigurisë kanë treguar momentin kur një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë me shpejtësi në argjendari dhe ka kapërcyer mbi banak dhe nën kërcënimin e pistoletës ka marrë sende me vlerë dhe të hollat që ndodheshin në dyqan.

Por për fatin e tij të keq ky nuk ka qenë momenti i duhur për të kryer grabitjen, pasi në dyqan ndodhej 52-vjeçari Andy Fiddler, i cili ndryshe nga shumica e njerëzve ka reaguar duke e ndaluar grabitësin të largohej duke e neutralizuar atë.

Top Channel