Palmat e thara në autostradë, Bashkia Tiranë i zëvendëson me pisha
27/01/2018 19:31
Bashkia e Tiranës nisi zëvendësimin e palmave të thara përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, me pisha të reja.
Temperaturat e ulëta të vitit që shkoi shkatërruan të gjitha pemët dekorative të vedosura nga qeveria shqiptare, disa vite më parë.
Bashkia e Tiranës mori vendim në fund të vitit 2017 për zëvendësimin e tyre me pisha, e akordoi edhe fondin përkatës.
Palmat që u thanë në autostradë nuk arritën dot të mbijetonin as tri vite. Ato ishin një nismë e kryeministrit Rama për zbukurimnin e kilometrave të parë të autostradës, që përkojnë me hyrjen në kryeqytet.
Top Channel