Luani e provon, por s’ja del (VIDEO)

26/01/2018 18:39

Nëna me të voglin e saj, që dukej disaditësh ishin duke ecur ngadalë mes shkurreve dhe pemëve në parkun Samburu në Kenia.

Turistët kureshtarë ishin duke fotografuar gjithë skenën e parakalimit të kafshëve gjigante, deri në momentin kur një e papritur e pakendshme ndodhi.

Një luan i paftuar u përpoq të rrëmbente vogëlushin “poshtë hundës” së të ëmës.

Fatmirësisht, e ëma u tregua vigjilente dhe nuhati në kohë rrezikun duke iu kthyer luanit, që ja mbathi mes shkurreve për të shmangur përballjen me të.

Top Channel