Lamtumirë gjobave të vjetra! Në Bari, vetëm me “smartphone” (Video)

26/01/2018 16:09

Duken si fatura tatimore, por në të vërtetë janë gjobat e reja të Policisë Bashkiake të Barit, që kanë zëvendësuar kështu fletat e vjetra të blloqeve.

Kjo, falë një investimi prej 4 milionë eurosh nga Komuna e Barit. Përgjegjëse për këtë ndryshim është pikërisht intrumenti më i ri i agjentëve bashkiakë. Bëhet fjalë për “smartphone”-t, që kanë zëvendësuar blloqet prej letre.

Gjobat vihen përmes një sistemi elektronik, që lejon ndjekshmërinë e çdo faze të tyre.

Në këtë mënyrë bëhet e pamundur që t’i shpëtosh likujdimit të gjobës. Të dhënat regjistrohen në një platformë telematike.

Sa i përket numrit të pajisjeve të reja, momentalisht janë vënë 400 të tilla në dispozicion, e janë të ndërtuara në atë mënyrë që t’u rezistojnë prishjes nga rrëzimi nga dora, hedhjes në ujë, por edhe tepër rezistente.

Le multe hi-tech dei vigili di Bari

Addio alle vecchie multe: a Bari i vigili le fanno con lo smartphone

Posted by la Repubblica – Bari on Friday, January 26, 2018

Top Channel