Beau i shpëton jetën Beatrice

26/01/2018 16:48

Kur u futën në stallë, të pronarët e fermës e gjetën Beatrice të shtrirë në shesh dhe u përpoqën që të ngrenë atë në këmbë.

Por, Beatrice ishte duke vuajtur nga një çrregullim i rëndomtë i organeve të brendshme, i njohur si normal tek kuajt. Pesha e madhe trupore bënte që Beatrice të mos reagonte dhe përpjekjet prej 6 orësh për ta ringritur atë në këmbë të të zotëve dështuan.

Duke e kuptuar se nëse vazhdonte që të qëndronte edhe më në atë gjendje rrezikonte që të ngordhte, padronët e Beatrice vendosën që ta vrisnin atë vetë, për t’i kursyer vuajtjet.

Pikërisht ky ishte momenti kur ndërhyri Beau, një tjetër kalë i stallës, shok “fëmijërie” me Beatrice. Atë që nuk e bëri Donald MacIntyre dhe gruaja e tij Jane Lipington, pronarët e fermës, Beau e arriti në pak minuta, duke e kapur Beatrice me dhëmbë prej qafe dhe ngritur atë në këmbë.

Top Channel