Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u takua me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç, në Davos të Zvicrës, ku udhëheqës botërorë dhe krerë të biznesit janë mbledhur për të marrë pjesë në Forumin e përvitshëm të Ekonomisë globale.
Thaçi e ka bërë të qartë paraprakisht se, e konsideronte këtë forum si një mundësi të mirë për të diskutuar mbi një sërë çështjesh, përfshirë këtu dialogun me Serbinë.
Për kreun e shtetit kosovar, dialogu mbi normalizimin e marrëdhënieve do të rifillojë së shpejti, ndonëse nuk dha ndonjë afat kohor se kur mund të përfundojnë bisedimet. Kjo ka qenë edhe një nga temat kryesore të bisedës së tij me Vuçiç.
Takimi, sipas Thaçit ishte korrekt e në të janë diskutuar çështjet aktuale ndërmjet dy vendeve. Sinjalet që mbërrijne nga nivelet më të larta të politikës kosovare e asaj serbe janë shumë më të paqta, sesa ato që përcillen në media.
Një analist serb i çështjeve politike dhe ushtarake ka deklaruar në shtypin vendas se, Serbia, në çdo moment që të dëshirojë, e pushton veriun e Kosovës për 3 orë.
Top Channel