Kur “të pushtojnë” piranjat një metër larg bregut

24/01/2018 15:49

Vetëm një metër larg bregut, një grup piranjash sulen vrullshëm dhe në mënyrë të egër sapo u hidhet një copë mishi.

Ngjarja është regjistruar në Rio Paranà të Argjentinës, e për saktësim bëhet fjalë për “palometas”, një specie e veçantë e piranjave që haset në Amerikën e Jugut.

Ditët e fundit, këto lloj peshqish të rrezikshëm po “pushtojnë” lumenjtë në Argjentinë, ku duket se “fara e keqe” e tyre po shumëfishohet pa frenim.

Vetëm vitin e kaluar, personat e dëmtuar nga sulmet e “palometas” kanë qenë plot 38. Autoritetet lokale po kërkojnë metoda për të frenuar këtë popullim të jashtëzakonshëm.

Ndërkohë, në vitin 2013 një grup piranjash kishte pushtuar plazhin e Paranàs në Rosario, duke shkaktuar 70 të lënduar.

Ekspertët mendojnë se vala e “palometas” është shkaktuar së pari nga i nxehti i jashtëzakonshëm.

Top Channel