Kryebashkiaku indonezian teston policët, duke i goditur – VIDEO

24/01/2018 09:17

Ahyar Abduh është kryebashkiak i qytetit Matram të Indonezisë, që aplikon një metodë të pazakontë për të testuar fuqinë e pjesëtarëve të forcave të rendit.

Këta të fundit dalin në radhë dhe sforcohen, teksa presin që të shkelmohen fuqishëm në bark.

“Ata nuk e kanë bezdi t’i nënshtrohen këtij testimi, madje shprehen të lumtur që përzgjidhen për t’u goditur prej kryetarit”, kanë thënë zyrtarë të kabinetit të Abduh.

Ndërkaq disa organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e kanë konsideruar si veprim të pavend, goditjen e pjesëtarëve nëpër ceremoni publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA