Vullkan dhe ortek, panik në pistën e skive në Japoni

23/01/2018 14:59

Një ushtar japonez u vra si pasojë e një orteku në Japoninë qendrore që duket se u shkaktua nga një shpërthim vullkanik.

Një kombinim i rrezikshëm që plagosi edhe 11 persona të tjerë, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë. Shpërthimi i vullkanit hodhi gurë dhe hi mbi një zonë një kilometër të gjerë në pistat e skive në Kusatsu.

Pak caste me vonë pasoi orteku i vrullshëm, por autoritetet ende thonë se po hetohet nëse dy ngjarjet kanë lidhje. Mali Kusatsu-Shirane, i cili gjendet 150 km në veriperëndim të Tokios, është një vullkan aktiv dhe autoritetet lokale ndaluan ngjitjet apo rrëshqitjen me ski në këtë mal, pasi nuk përjashtohet mundësia e shpërthimeve të tjera.

Videot e filmuara nga kamerat e sigurisë së rrjetit të teleferikëve tregojnë moment kur reja e dendur vullkanike zbret malin e më pas vjen orteku. Japonia është një prej vendeve me aktivitet sizmik nga më të lartët në botë dhe për këtë arsye monitoron me shumë kujdes vullkanët e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA