Weah betohet si president…në një stadium të tejmbushur

22/01/2018 17:08

Në një stadium të mbushur plot e përlot, por jo për të parë aftësitë e tij me topin, George Weah, ish-futbollisti i Milanit me famë botërore dhe fitues i “Topit të Artë”, u betua si presidenti i ri i vendit të tij, Liberisë.

Weah bëhet kështu udhëheqësi i vendit, në atë që konsiderohet si transferimi i parë demokratik dhe paqësor i pushtetit në Liberi në rreth 50 vite.

“Kam kaluar shumë vite të jetës sime në stadium, por sot ndihem si kurrë më parë. Kam bërë një betim para jush dhe para Zotit. Të jeni të sigurtë se nuk do t’iu zhgënjej”, deklaroi Weah para turmave në stadiumin “Samuel Doe” të kryeqytetit Monrovia.

51-vjeçari Weah fitoi bindshëm zgjedhjet presidenciale, i mbështetur nga paraardhësja e tij, Ellen Johnson Sirleaf, e cila e shoqëroi në ceremoni.

Weah është një figurë që ka bashkuar kombin liberian, i cili vetëm vitet e fundit ka gëzuar paqe. Por, problemet ekonomike dhe sociale janë tejet të theksuara dhe ekspertët vënë në dyshim aftësinë e Weah për të përmirësuar jetët e liberianëve të varfër.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA