Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një debat për pronësinë e shtëpisë ka degjenaruar në konflikt mes dy vëllezërve. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Tetori” të Fierit, ku Besmir Lika, 32 vjeç u arrestua për dhunë në familje.
Ka qënë vëllai i tij më i vogël, T. Lika i cili ka lajmëruar policinë pasi i vëllai po ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.
32-vjeçari është arrestuar në flagrancë nga policia, por gjatë kontrollit të banesës atij i janë gjetur dhe 413 gram hashash.
“Gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në banesë iu gjetën dy qese me lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa me peshë rreth 413 gram të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia e Fierit.
Top Channel