Itali, blic kundër mafies kineze, 33 të arrestuar

18/01/2018 13:05

Plot 33 persona, të dyshuar si pjesëtarë të mafies kineze, kanë përfunduar në pranga në Itali gjatë një operacioni të orëve të para të së enjtes, shënjestra e të cilit ishte një grup i akuzuar se kontrollonte në mbarë Europën transportin e mallrave të prodhuara në Kine dhe nga kinezët në Itali.

Operacioni i koduar “China Truck” ishte pjesë e një hetimi të nisur në vitin 2011. Mbi të akuzuarit rëndon padia e lidhjeve me organizatat kriminale. Nga sa pohon policia, 21 persona të tjerë janë aktualisht nën hetim.

Grupi e pati nisur veprimtarinë e tij në qytetin e Pratos, për ta shtrirë më pas ndikimin e vet në Romë, Firence, Milano, Padova e Piza.

Por ai vepronte edhe në Francë e Spanjë, ku besohet të jetë përfshirë edhe në aktivitete të tjera të paligjshme, si prostitucion dhe trafik të lëndëve narkotike.

Top Channel