Drama e peshkatarit, iu rrezikua jeta nga skafi i huaj

18/01/2018 15:45

Një peshkatar ka paditur drejtuesin e një motorbarke, pasi kjo e fundit u përplas me varkën e tij të peshkimit duke detyruar vet atë dhe pasagjerët e tjerë të hidheshin të tmerruar në lumë.

Një kamera “GoPro” ka regjistruar momentin dramatik kur skafi 9.4 metra i gjatë i Marlin Lee Larsen u përplas me varkën 6-metërshe të Bryan Maess pranë grykëderdhjes (në Paqësor) së lumit Kolumbia në Oregon, më 12 gusht.

Pamjet tregojnë se Maess ishte duke peshkuar me miqtë e tij Christopher McMahon dhe Roni Durham, e të tre u hodhën të alarmuar në ujë për t’i shpëtuar rrezikut.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel